Lirohet Ervin Salianji! Gjykata e Fierit pranon kërkesën e ish deputetit demokrat

Lirohet Ervin Salianji!
Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier nisi seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim.
Salianji ndodhet në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Ai ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe kërkon lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.
Seanca e sotme konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi pritet të përcaktojë nëse ish-deputeti do të lirohet apo do të vazhdojë qëndrimin në qeli.
/Shqip.com