Lajme

A ka vajtur te kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli paralajmërimi i kryeministrit Rama për “tokën e xanun”

Kryeministri Edi Rama nuk po përmbahet më me direktiva për mbarëvajtjen e punëve në një sezon veror tejet të ngarkuar. Ai tashmë e ka kaluar çështjen në një opsion të vetëm: Ndryshimin radikal të qasjes së deritanishme.

Gjatë një konference për shtyp në Vlorë, ku ishte sot i pranishëm për të inspektuar punën me aksionin e ri të pastrimit dhe spastrimit të hapësirave publike, Rama vuri pikat mbi disa detaje dhe bëri të qartë se mendësisë së vjetër, duhet t’i vijë fundi.

Por paralajmërimi i Ramës për lirimin e hapësirave publike dhe pastërtisë duket se nuk ka mbërritur ende në Kamëz.

Në disa foto të ardhura në redaksi, shikohet se në Unazën e Madhe, në zonën që lidh lagjen e 5 Majit me Babrrunë, edhe dheut të hedhur në bregun e lumit i ka dalë ‘pronari’ duke shtuar ndërtime të reja, dhe jo kioska të vogla, por kapanone.

/Shqip.com