Rama diskuton me grupet e punës në bashkinë Vlorë, inspekton zonën pas aksionit për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme.
Aty është pritur nga kryetari i bashkisë Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën Bledi Çuçi.
Në takimin e parë me të vihet re që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka avancuar pa folur drejt bashkisë.
Ai është pritur edhe nga qytetarët vlonjatë.
Pasi Rama ka qëndruar rreth 50 minuta në bashkinë e Vlorës duke diskutuar me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Vengu dhe kreu i bashkisë Dredha ka dalë duke inspektuar në zonën e Muradies për hapjen dhe largimin e sendeve që kanë zënë hapësirat publike.
Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri mëngjesin e 3 korrikut në këtë institucion.
Ai qëndroi më pak se dy orë në Bashki, ku shprehu pakënaqësi për punën e bërë në Bashkinë e Vlorës. Ai kërkoi shkarkimin e nënkryetarëve të Bashkisë, disa drejtorëve dhe punonjësve të administratës.
Nga ‘ultimatumi’ i kryeministrit Edi Rama dhanë dorëheqjen pothuajse të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës.
Drejtorët e Bashkisë së Vlorës që dhanë dorëheqjen pas takimit të kryeministrit Rama në Bashkinë Vlorë janë:
1-Zambak Selmanaj drejtor. i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj drejtore e pallatit të sportit
Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Pas vizitës së parë të Ramës gjithashtu administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.
Task Forca për lirimin e hapësirave publike ka zbritur në terren në qytetin e Vlorës, në një aksion të gjerë që synon të rikthejë zonat publike në dispozicion të qytetarëve.
Në këtë operacion janë angazhuar strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetura nga forcat e policisë së Vlorës dhe nga njësitë e FNSH-së së Fierit.
/Shqip.com