Lajme

Ledri Vula shtang fansat! Zbulon lidhjen me Xhensilën me një mesazh të koduar? (FOTO)

Pushimet verore për Ledri Vulën duket se po nisin në mënyrë “të nxehtë” – jo vetëm për temperaturat, por edhe për zërat që po qarkullojnë në showbiz-in shqiptar. Reperi i njohur ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram, ku shihet duke pushuar në plazh dhe bën tag këngëtaren Xhensila Myrtezaj, teksa ka vendosur këngën e saj në sfond.

Krahas postimit, Ledri shkruan: “Hala ma e nxehtë u bo vera”, një frazë që fansat e kanë interpretuar si një mesazh të koduar për një marrëdhënie të mundshme mes dyshes.

Pak minuta më vonë, Ledri postoi një tjetër foto në Instagram Story – këtë herë i fotografuar nga mbrapa, gjysmë i zhveshur, në një dhomë hoteli. Fansat e kanë lidhur menjëherë këtë postim me të parin, duke shtuar dyshimet për një afërsi të re mes Ledrit dhe Xhensilës. Për momentin, asnjëri nga artistët nuk ka bërë një deklaratë publike, por rrjetet sociale po vlojnë nga komentet dhe teoritë mbi një romancë të re në horizont.

A është ky fillimi i një lidhjeje mes Ledrit dhe Xhensilës? Apo thjesht një lojë verore me kuriozitetin e fansave?

/Shqip.com