Lajme Botë

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Rreth 500 njerëz kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Iran.

Sipas ministrisë iraniane të Shëndetësisë, shifrat i referohen që nga sulmi i 13 qershorit. Po ashtu ministria bën të ditur se rreth 3000 njerëz janë plagosur.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, mijëra banorë përballen me mungesën e energjisë elektrike për shkak se janë dëmtuar objektet kryesore të infrastrukturës.

/Shqip.com