Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Një ish-ambasador izraelit në Shtetet e Bashkuara thotë se ka frikë se Irani do ta detyrojë Uashingtonin të përfshihet në luftë, duke sulmuar një anije ose bazë amerikane.
Michael Oren thotë se ka disa individë në Shtëpinë e Bardhë që nuk duan që SHBA të hyjë në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.
“[Nëse Irani do të sulmonte i pari SHBA-në] do të rritej presioni ndaj Trump brenda vetë Shtëpisë së Bardhë, dhe presidenti Trump do të ushtronte presion ndaj Izraelit,” që më pas të negociohej një fund i luftimeve, tha ai për emisionin Today të Radio 4.
“Kështu mund të mendojnë iranianët,” shton Oren. “Kjo është një frikë që kam.” Oren thekson se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet e tij dhe shton se tani nuk është koha për një armëpushim, siç kanë sugjeruar disa në SHBA.
“Përse do të donte dikush që ne të ndalonim? Përse dikush nuk do të dëshironte të shihte Iranin të dobësuar ndjeshëm?” – tha ai.
/Shqip.com