PDK: Procesi zgjedhor po shkon mirë
Publikuar:
(14.11.2021 14:13:36)

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka kumtuar se procesi zgjedhor po shkon mirë.
Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku i ftoi qytetaret që të dalin në zgjedhke.
“Ju do të vendosni që kush do të ju udhëheq në katër vitet e ardhshme”.
Ajo po ashtu tha se shpreson që “në fund të ditës demokracia të jetë fituesi dominant”.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna në balotazh.
Garën më të fortë sot e ka në Prizren, ku është në balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje.