SHBA certifikon zgjedhjet e 11 majit: Urojmë popullin e Shqipërisë, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë
Publikuar:
(27.05.2025 16:17:06)

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve parlamentare te 11 majit.
Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Një reagim i shkurtër, por shumë domethënës, teksa urojnë popullin shqiptar dhe vijimin e partneritetit me Shqipërinë.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar ambasada.

/Shqip.com