Pacolli kërkon nga fituesit e zgjedhjeve të punojnë në mënyrë kreative
Publikuar:
(14.11.2021 13:42:24)
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar se fituesit e zgjedhjeve të punojnë në mënyrë kreative.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar që e ka kryer obligimin e tij qytetar.
“Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike”, ka shkruar Pacolli.
Aleanca Kosova e Re nuk është në garë në asnjë komunë.
Në vitin 2013 kjo parti kishte arritur t’i fitonte dy komuna të mëdha; Gjakovën dhe Mitrovicën.