Lajme Botë

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, i është përhapur në kocka

Ish-Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, bën me dije një deklaratë nga zyra e tij personale, dhe kanceri është përhapur në kockat e tij.

“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyjeje të prostatës pasi përjetoi simptoma në rritje. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, thuhej në deklaratë.

“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, thuhet më tej në deklaratë.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, vijon deklarata.

/Shqip.com