Lajme

Sali Berisha në SPAK: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës dhe militantë demokratë.

Në dalje, ai foli edhe per mediat, duke treguar edhe mesazhin qe i la kreut te SPAK, Altin Dumani.

Berisha: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.

/Shqip.com