Lajme

“Po i hapen dyert atyre që shkojnë në Moskë, jo ne!”/ Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për mediat, para takimit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin e Samitit evropian, është shprehur e pakënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Kosovës.

Osmani tha se BE po bllokon Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke mos vlerësuar punën e qeverisë dhe reformat e realizuara.

Vjosa Osmani: Uroj Shqipërinë dhe Ramën për organizimin e Samitit, është e rëndësishme që në fund të samitit të dalim në plan konkret se si do të ecin shtetet tona në rrugën drejt BE.

Kosova e ka politikën e jashtme 100 përqind të linjëzuar me atë të BE, e njëjta dhe për politikat e sigurisë. Fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga BE dhe reformat tona nuk vlerësohen, as puna jonë nuk vlerësohet. Po hapet më shumë dera për ata që shkojnë në Moskë tek Putini se sa ne që jemi të linjëzuar me BE-në.

/Shqip.com