Lajme

Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej: Ju falënderoj përgjunjësisht për besimin…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ditën e sotme në Sheshin Skënderbej do të mbahet takimi i fitores.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka rrëfyer se si rrallë herë nuk po i gjen dot fjalët që do të thotë për shqiptarët.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/Shqip.com