Lajme

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, fton LDK-në në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen!

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,

Në këtë letër, Kurti i propozon Abdixhikut një marrëveshje bashkëqeverisëse dhe e fton zyrtarisht LDK-në në koalicion.

“Duke e konsideruar situatën aktuale dhe nevojën për institucione funksionale, ftoj LDK-në që bashkërisht të ndërtojmë një marrëveshje politike për bashkëqeverisje,” thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Kjo ftesë vjen pas më shumë se pesë muajsh pa konstituim të Kuvendit dhe me një qeveri në detyrë, në një moment kur vendi përballet me sfida të mëdha të brendshme dhe të jashtme.

/Shqip.com