Rozë

Vëllezërit Xhaka urojnë nënën për ditëlindje

Taulant dhe Granit Xhaka

Futbollistët, Granit dhe Taulant Xhaka kanë nisur ditën me urime për personin më të veçantë në jetën e tyre.

Ata kanë uruar nënë e tyre me rastin e ditëlindjes duke e shoqëruar me disa fotografi.

“Urime ditëlindja mami zemër”, shkroi Graniti sipër imazhit që solli nga fëmijëria.


Ndërkohë edhe Taulanti tha fjalë të bukura bashkë me një fotografi të përzgjedhur.

“Happy birthday mami. Ishalla edhe 100 vjet tjera me shume shëndet e lumturi në jetë. Të dojna shum”, shkroi ai përkrahë fotografisë nga fëmijëria e tij.


Në anën tjetër, Graniti para dy muajsh ka konfirmuar marrëveshjen e re për zgjatjen e kontratës me Arsenalin.

Mesfushori shqiptar ishte i lidhur me një kalim te Roma gjatë kësaj merkato, pasi Jose Mourinho ishte i interesuar për ta transferuar kapitenin e Zvicrës./SHQIP.com