Art Jetese

Këngëtarë, aktorë e gazetarë/ Kush janë banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”. Pjesë e spektaklit edhe Rovena Stefa e Rezart Veleshnja

Mbrëmë nisi edicioni i tretë i realityshow “Big Brother VIP Kosova”. “BBVK3” i ka besuar moderimin sërish dyshes së njohur tanimë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Ndërsa, në rolin e opinionistëve janë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Në natën e parë hynë plot 20 banorë.

Këta janë banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” që hynë në BBVK, mes tyre artistë të njohur, aktorë, këngëtarë, por edhe gazetarë.

Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, artistja nga Mitrovica e njohur me nofkën “Bay T”, Burim Vatovci, artisti i njohur me nofkën “Gjesti” dhe Xheneta Fetahu.

Po ashtu janë: Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.

Banorë të tjerë të BBVK janë edhe Ana, Aria, Arioni, Driloni, Lejla Zeferi, Leo, Sara, Besfort Daka si dhe këngëtari shqiptaro-latin Kevin Edmond.

/Shqip.com