Plagosje me thikë në Tiranë, 40-vjeçari godet me thikë 60-vjeçarin

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Dëshmorët” të kryeqytetit në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se një 40-vjeçar ka qëlluar një 60-vjeçar. Autori është me precedent penal të mëparshëm, teksa është arrestuar nga policia. Autori i ngjarjes është shtetasi Eljot Xhafa. Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin në lokal, teksa dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com