Grabitje në Tiranë/Si i morën hajdutët 220 mijë euro taskistit në Tiranë! Zbardhen detajet dhe destinacioni i parave

Një vjedhje aspak tipike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Pre ka renë një taksist i cili pretendon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një pako brenda se cilës ishin 220 mijë euro.
Taksisti paratë i kishte marrë në një exchange dhe po i transportonte në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.
Dy autorët kanë thyer xhamin mbrapa taksisë, kanë marrë një qese ku taksisti kishte paratë dhe janë larguar. Taksisti ka qenë në makinë, por autorët kanë përfituar për shkak të trafikut dhe shpejtësisë së ulët. Ngjarja ka ndodhur tek Libri Universitar. Dy autorët kanë qenë me motor. Ngjarja dyshohet se është e paramenduar.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po sekuestron dhe pamjet e kamerave të sigurisë për sqarimin e gjithë rrethanave.
/Shqip.com