Salianji kërkon pezullimin e dënimit/ Gjykata e Lartë cakton seancën e shqyrtimit, gjyqtar relator Sokol Binaj
Publikuar:
(04.10.2024 13:38:51)

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj.
Në kërkesën e dërguar në Gjykatën e Lartë Salianji pretendon se vajtja në qeli i shkakton pasoja të rënda, humbjen e mandatit të deputetit, por edhe pamundësi kandidimi në zgjedhjet e vitit 2025
/Shqip.com