Don Xhoni dhe Loredana publikojnë këngën e re “Gjuj për to”
Publikuar:
(12.11.2021 16:52:14)

Reperët Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Gjuj për to” mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop, e që kënga është vizualizuar edhe më videoklip.
Muzika është punuar nga producenti Mixey, gjersa për tekstin janë kujdesur vet reperët duke shkruar secili pjesën e tij përkatëse.

Xhirimet e klipit janë bërë në Prishtinë dhe në Ferizaj, e që një skenë e saj është ndaluar nga policia.
Për këtë Don Xhoni ka thënë që janë dënuar.
Kënga është pritur mjaftë mirë dhe vetëm 16 orë nga lansimi ka marrë mbi 700 mijë klikime në ‘Youtube’./SHQIP.com