Sport Shqiptar

Distria fiton të argjendtën, Osmani: Lartësoi flamurin tonë në majat më të larta

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Krsaniqi u mposht në finalen e madhe nga Diyora Keldiyorova (Uzbekistani).

Me këtë humbje në finale, Krasniqi siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që është e para për Kosovën në këtë vit, kurse e katërta në historinë e saj.

Distria Krasniqi bëhet sportistja e vetme nga Kosova që ka dy medalje një të artë dhe një të argjendtë.

Pas marrjes së medaljes ka reaguar presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila po ndjekë nga afër Lojërat Olimpike.

Osmani tha se Krasniqi e lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta.

“Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, shkruan Osmani.

/Shqip.com