Merret në pyetje ministrja e Drejtësisë e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me deklarimet për arratisjet e ndodhura së fundmi në burgjet e Kosovës.
Intervistimi i Haxhiut pritet të vazhdoj edhe nesër.
”Me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
/Shqip.com