Rama ndan fotoalbumin e takimit të Komunitetit Politik Europian: Mes liderëve të BE-së

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua në Britaninë e Madhe.
Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e takimit të Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së.
Në këtë samit u organizua një pritje për liderët nga mbreti Çarls III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu, u organizuan edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që u bashkëdrejtua nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që u bashkëkryesua nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.
Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu edhe një takim me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer.
/Shqip.com