Presidentja Osmani takon Kancelarin Scholz: Diskutim i rëndësishëm lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës
Publikuar:
(18.07.2024 17:14:09)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Presidentja Osmani ka thënë se me Kancelarin Scholz kanë pasur diskutim të rëndësishëm në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

/Shqip.com