Tajlanda heq vizat për Kosovën
Publikuar:
(16.07.2024 21:12:02)

Tajlanda ka vendosur t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se me këtë vendim fuqizohet pasaporta e shtetit.
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, shkroi ai.
/Shqip.com