Sport Ndërkombëtar

Mbappe gati t’i bashkohet mbretërve, Real përgatit festën e madhe

Kylian Mbappe ka mbërritur në Madrid, para prezantimit si lojtar i Realit.

Fillimisht kanë qenë disa pamje ku lojtari u pa në një makinë duke lëvizur nëpër kryeqytetin spanjoll.

Më vonë është publikuar një foto ku thuhet se Mbappe ka kryer testet mjekësore.

Francezi do të prezantohet në Santiago Bernabeu sot në orën 12:00.

Të gjitha biletat janë shitur dhe do të ketë një shfaqje të jashtëzakonshme në stadium, pamjet e të cilit tashmë janë bërë virale.

25-vjeçari i është bashkuar Real Madridit si lojtar i lirë, por me një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.

Marrëveshja e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2029.

Tek mbretërit ai do të mbaj numrin nëntë.

/Shqip.com