Fifi për Androla Dushin: Do i kisha marrë disa këshilla për çunin
Publikuar:
(14.07.2024 09:41:02)

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është prej dy vitesh është në një romancë me Adis Patushin.
Shpesh në daljet e saj publike Fifi flet për marrëdhënien e tyre.
Në një intervistë për Prive është pyetur për raportin e saj me ish-partneren e Adisit, bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi.
“Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër. Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin”.
/Shqip.com