Kulturë

MKRS: Sonte fillon DAM Fest 2021

DAM Fest 2021

Nga 11 nëntori deri më 26 nëntor DAM Fest fillon me një seri koncertesh me plot muzikë, program të pasur e të larmishëm.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim që ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit.

Këto koncerte vijnë  pas organizimit të Garës së 2-të Kompozitorëve të Ballkanit.

“Sonte hapja do të jetë në orën 19:00, në Sallën e Kuqe ndërsa performojnë  New Born Chamber Orchestra, Zana Abazi – Ramadani – soprano, Edon Ramadani – dirigjent”, thuhet në njoftim.

Dam Festival është platformë e promovimit të muzikantëve të rinj dhe frymës së re në skenën e muzikës klasike e bashkëkohore.

“Gjatë gjithë javës përmes këtij festivali do të mund të ndiqni koncerte të veçanta dhe performanca të shumta”, thuhet më tej në njoftim./SHQIP.com