Rozë

Çfarë po paralajmërojnë dy ish-banoret e ‘Ferma VIP’?

Në edicionin e parë të “Ferma VIP” u krijuan shumë miqësi mes fermerëve.

Një shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën na tregoi dhe Gloria me Baby G.

Gloria Meshi rihyri në javën finale të fermës, për t’i dhuruar hajmalinë dhe për të mbështetur mikeshën e saj Baby G.

Pas një periudhe kohe, kishte “zëra” se mes tyre nuk kishte një miqësi, por ish-fermerja Gloria “thyen heshtjen” me postimin e fundit ku të dyja vajzat kanë zgjedhur të kalojnë disa pushime sëbashku.

Gloria Meshi ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një video të këngëtares të shoqëruar me emoji zemre.

Nga ana tjetër dhe Baby G ka rishpërndarë videon, çka nënkupton se mes tyre vazhdon të jetë një miqësi e bukur.

/Shqip.com