Lajme

Zgjedhjet në Himarë, Kryesia e PS zyrtarizon kandidaturën e Vangjel Tavos

Himara do të përsërisë zgjedhjet më 4 gusht, pasi KQZ mori vendimin për heqjen e mandatit Fredi Belerit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, kandidat nga mazhoranca u votua Vangjel Tavo.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë PS.

4 gushti u zyrtarizua si data e mbajtjes së zgjedhjeve, pasi Këshilli i Ministrave iu drejtua me një kërkesë Presidentit Bajram Begaj.

/Shqip.com