Reagimi i parë nga SHBA pas dështimit të takimit në Bruksel
Publikuar:
(27.06.2024 09:55:14)
![SHBA](https://shqip.com/app/uploads/2024/03/SHBA-1.jpg)
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien ka komentuar takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se moszbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar në të kaluarën janë një mundësi e humbur nga të dyja palët.
O’Brien nënvizoi se palët duhet që të angazhohen për të trajtuar problemet mes tyre në kuadër të dialogut të mundësuar nga Bashkimi Evropian.
“Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, tha O’Brien.
/Shqip.com