Tensione nga protesta e opozitës para Parlamentit, turma përplaset me policinë
Publikuar:
(06.06.2024 12:32:54)

Vazhdon protesta e opozitës përpara parlamentit, teksa tashmë ka edhe tensione. Protestuesit janë përpjekur që të shtyjnë kordonin policor, por kanë ndeshur në rezistencën e efektivëve.
Protestuesit dhe policia janë përplasur disa herë me njëri-tjetrin.
Protestuesit kanë tentuar edhe të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit.
“Shtyni. Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara”, thanë protestuesit ndër të tjera.

Ndërsa, protestuesit u përpoqën të çajnë gardhin, policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Ndërsa jashtë Kuvendit protestohet, në parlament vijon seanca plenare.
/Shqip.com