Lojtari i njohur qetëson tifozët e Barcelonës
Publikuar:
(02.06.2024 20:58:34)

Nga grumbullimi i kombëtares polake, Robert Lewandowski ka siguruar se për momentin nuk po e shqyrton idenë për t’u tërhequr.
“Duhet të ndjej diçka për të marrë një vendim të tillë. Zemra ime duhet të më thotë se është koha. Unë po ndihem shumë mirë”, tha ai.
Kështu, tifozët e sulmuesit dhe ata të Polonisë në përgjithësi, do shijojnë edhe për disa vite magjinë e tij.
/Shqip.com