Dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, identifikohen 4 autorët e dyshuar (EMRAT+FOTO)
Publikuar:
(29.05.2024 18:35:16)

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi. Mësohet se uniformat blu kanë arrestuar disa orë pas ngjarjes 1 nga autorët e dyshuar.
Autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.






Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot në orët e para të mëngjesit nga disa persona në ish-Bllok. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në intubim, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore orët e fundit.
/Shqip.com