Jetmiri sërish ndryshon vendim, tash del nga shtëpia

I mjaftuan disa minuta qëndrim dhe Jetmiri vendosi që të ndërroj vendimin që e mori për të folur me vetëm disa prej banorëve.
Por, pas debateve të shumta nga banorët, Jetmiri mori vendimin dhe doli nga shtëpia.
Jetmiri vazhdoi të akuzoj produksionin për shumë gjëra që kanë ndodhur brenda.
“Shumë mirë bëre që dole se një njeri që beson në halucinacione.. mendoj që ke pasur kohën e nevojshme të shohësh para se të hysh. Kam prit që do t’i tundësh themelet e shtëpisë. Mendoj se ju keni parë që jeni i dobët në përballje me banorët”, tha Arbri.
“Jetmiri ka të drejtën e tij të ëndërroj e fantazoj. sado i tmerrshëm të jetë produksioni mua më duket e padrejtë që të hyni në shtëpi e të mendoni se produksioni po mbështet atë apo këtë. Produksioni ka mbështetur gjithmonë atë që e ka dashur publiku”, deklaroi Ori.
Gjatë gjithë kohës Jetmiri është përplasur me mendimet e opinionistëve, derisa ata ishin duke i dhënë mendimet e tyre.
Madje ai nuk qëndroi fare në vendin ku janë të vendosur ish-konkurrentët, por doli nga studio.
/Shqip.com