4-6 prill, mbahet “Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur” në Tiranë
Publikuar:
(02.04.2024 23:40:47)

Këtë të enjte, të premte dhe të shtunë, datat 4-6 prill, mbahet “Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur”.
Shtëpia Botuese “Pika pa Sipërfaqe” organizon panairin në rrugën “Çerçiz Topulli” mbrapa rrugës së Barrikadave, nga ora 10 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Do ketë, si gjithmonë, libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, me çmime të lira; libra të vjetër me çmime të reja, dhe librat e Pikës me zbritje.
/Shqip.com