Deputeti vendos domatet në foltoren e Kuvendit: Populli thjesht këto ha, ju hani biftek në Dubai
Publikuar:
(21.03.2024 15:40:51)

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka foli sot gjatë seancës së Kuvendit për problemet me të cilat ndeshen fermerët dhe fshati shqiptar në përgjithësi.
Sula replikoi edhe me ministren e Bujqësisë, Delina Ibrahimaj.
Gjatë debatit me ministren, Sula vendosi dy kokrra domate në foltoren e Kuvendit, të cilat i kishte marrë me vete që në nisje të seancës.
Duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, ai tha: “Populli i thjeshtë këto ha, ju hani byftek Dubai”.
Dashnor Sula: Populli i thjeshtë domate ha, ju që hani biftek Dubai po.
/Shqip.com