FOTO/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtja
Publikuar:
(20.03.2024 18:16:16)

Dy personat që shihni në foto janë arrestuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtja në Fushë Krujë, pasditen e të premtes së kaluar.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Ilir Beqiraj dhe Edison Haxhiu.
Ky i fundit dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.

Ngjarja e rëndë kriminale u regjistrua paditen e 15 marsit në Larushk të Fushë Krujës.
Gentian Bejtja u ekzekutua brenda rrethimit të banesës së tij me 30 plumba dhe më pas autorët u larguan duke djegur disa minuta më pas automjetin.
Paraprakisht, sipas hetimeve, ka dyshime se krimi është kryer kundrejt pagesës.

Edison Haxhiu

Ilir Beqaraj
/Shqip.com