Escobar: Dyja palëve po u kërkohet të marrin vendime të vështira

Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve.
Ai shprehu shqetësimin e tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, derisa tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Emisari i i SHBA-së, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
“Ishte hap i vështirë por i domosdoshëm, dhe i falënderoj institucionet e Kosovës për këtë hap”, tha Escobar.
Emisari amerikan ka shprehur shqetësimet e tij për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe ka kërkuar autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.
“Patëm një bisedë të sinqertë lidhur me gjendjen e sigurisë, jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit, ftojmë ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për sulmin”, ka vijuar ai.
/Shqip.com