Lajme

VIDEO/ Tenton të ikë me vrap nëpër ara, pamjet me dron nga aksioni në bazën e armëve

Janë publikuar pamjet me dron nga aksioni policior në bazën e armatimeve që u gjetën në një pallat në ndërtim në fshatin Shkallnur të Durrësit. Si rrjedhoje e operacionit u arrestuan dy të rinj Hekuran Troplini, 20 vjeç dhe Emiljano Pasha, 19 vjeç.

Në video shihet momenti kur një nga të arrestuarit sapo vuri re shërbimet e policisë, tenton të arrariset nga vendngjarja.

I riu largohet me vrap nëpër ara, por policia e ndjek këmba-këmbës për ta kapur.

Gjatë tentativës për t’u arratisur, ai rrëzohet në tokë dhe uniformat blu e vendosin në pranga.

Baza mësohet se shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

/Shqip.com