Sterling tregon anën tjetër të Brojës
Publikuar:
(07.03.2024 19:06:28)

Raheem Sterling i është përgjigjur disa pyetjeve rrufe nga “STATSports”.
Pjesë e përgjigjeve të tij ishte edhe Armando Broja, të cilin e konsideron personin më gazmor me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes.
Gjithashtu, lojtari i Chelsea-t vlerëson shpejtësinë e sulmuesit shqiptar.
Sipas tij, Broja është lojtari më i shpejtë që ka pasur në skuadër, më një shpejtësi të njëjtë me Kylie Walker-in.
“Lojtari më gazmor i skuadrës? Armando Broja. Ai sapo u largua, por përfundimisht është më gazmori. Lojtari më i shpejtë me të cilin kam luajtur? Leroy Sane ose Armando Broja. Ai është po aq i shpejtë sa Kylie Walker”, ka thënë Raheem Sterling.
/Shqip.com