Vajzat e dërgojnë Kosovën në botëror
Publikuar:
(03.03.2024 12:44:36)

Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, në konkurrencën e vajzave, janë kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Vajzat tona arritën të bëhen kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.
Në finale, Kosova mundi Nigerinë me rezultatin 22:16.
Kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas djemëve, të U-21 në hendboll.
/Shqip.com