Xhaka në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga
Publikuar:
(26.02.2024 17:00:21)

Fundjavën që shkoi, përfundoi xhiroja e 23-të e Bundesligas.
Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider.
Leverkusen triumfoi përballë Mainz me rezultatin 2:1, ku njërin nga dy golat e shënoi Granit Xhaka.
E kur jemi tek Xhaka, ai ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.
Në 11-shen e javës, mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është përfshirë për herë të tretë.
Sulmuesi Harry Kane i Bayernit dhe reprezentuesi i Gjermanisë, Robin Gosens i Union Berlinit janë në mesin e lojtarëve të përzgjedhur në ekipin e xhiros.
Leverkuseni ka 33 ndeshje rresht pa humbje, që është rekord në Gjermani.
Më 3 mars, Bayer Leverkuseni ka ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Koelnit.
/Shqip.com