Lajme

Rrëfehet Hygerta Meta: Vrava babanë! Refuzova fejesën dhe kisha frikë për jetën – Ja pse fajësova vëllanë!

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës.

Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marrë vesh lajmin pak më vonë.

Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

19-vjeçarja ka rrëfyer edhe shkaqet që e çuan drejt krimit tronditës, vrasjes së babait.

Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në Gjykatë.

Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste.

Ka prishur bombolën e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korrent.

Njëherë e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe:
Hysen Meta: Babanë e qëlloi motra, s’e bëra unë. Hygerta pranon krimin!

/Shqip.com