Arsenali arrin edhe një fitore
Publikuar:
(11.02.2024 18:10:20)

Arsenali e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premierligë
“Topçinjtë” fituan thellë 0:6 në udhëtim ndaj West Hamit, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
/Shqip.com