Fjolla Morina publikon për herë të parë foton me të dashurin

Viti i kaluar ka qenë padiskutim tepër i vështirë për Fjolla Morinën pas një periudhe të rëndë emocionale që ajo përjetoi, por ky vit mesa duket e ka gjetur këngëtaren tepër të lumtur.
Fjolla, e cila momentalisht është distancuar nga muzika, ka ndarë me 424 mijë ndjekësit e saj në Instagram momente të bukura përkrah të dashurit të saj.
Artistja ka publikuar një fotografi, ku shihet në ashensor së bashku me partnerin e saj, të cilit ka preferuar që të mos ia zbulojë ende fytyrën.
“Dashuri”, ka shkruar Fjolla bashkangjitur postimit të saj, në të cilin shihet i dashuri i saj teksa i dhuron një puthje.
Nga ana tjetër, sa i përket ish të dashurit të saj, Fisnik Syla, me të cilin u përfshi në disa debate virtuale pas ndarjes, ai gjithashtu po shijon një lidhje të re.
/Shqip.com