Roma me mesazh për Kumbullën
Publikuar:
(01.02.2024 16:21:52)

Roma i ka dhënë lamtumirën mbrojtësit të Kombëtares kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndër të tjera verdhekuqtë i urojnë suksese futbollistit shqiptar Marasha Kumbulla, që do të jetë lojtar i Sasuolos deri në fund të sezonit.
“Roma njofton se ka arritur marrëveshjen me Sasuolon për transferimin e përkohshëm të Marash Kumbullës deri më 30 qershor 2024. I marrë në vitin 2020 nga Verona, mbrojtësi bëri debutimin e tij për verdhekuqtë më 27 shtator të të njëjtit vit kundër Juventusit. Në tri sezone, Kumbulla veshi 68 herë fanellën e Romës, duke shënuar 4 gola dhe fituar Ligën e Konferencës. Suksese, Marash!”.
/Shqip.com