Mbyllen katër komuna ilegale serbe

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë njoftuar se gjatë së premtes, janë mbyllur katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit.
“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar ministri Krasniqi.
Kurse ministri i brendshëm, ka deklaruar se “Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”.
/Shqip.com