Sport Ndërkombëtar

Klopp merr vendim për të ardhmen e tij

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni sëbashku me stafin e tij.

Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë trajneri në një intervistë për televizionin e klubit anglez.

“E di që për shumë nga ju do të jetë një goditje. E dua këtë klub dhe qytetin, por në fund të sezonit do të largohem. Jam i sigurt që është vendimi i duhur, pasi po më shterojnë forcat”, tha ai.

Klopp tha se kishte informuar drejtuesit që në Nëntor për vendimin e tij.

Klubi në njoftimin e publikuar e vlerësoi si trajner dhe njeri 56-vjeçarin.

Jurgen Klopp mori drejtimin e skuadrës në verën e 2015 dhe gjatë kësaj kohe fitoi 7 trofe në Angli dhe në aktivitet ndërkombëtarë, mes tyre Premier League pas 30 vitesh pritje, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Klopp më herët ka qenë në krye të Mainz dhe Borussia Dortmund.

/Shqip.com