Netanyahu takon familjet e 15 pengjeve
Publikuar:
(22.01.2024 13:42:33)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po takohet në Jerusalem me familjet e 15 personave të mbajtur peng nga Hamasi në Rripin e Gazës. Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz. Takimi zhvillohet në një moment veçanërisht kompleks për qeverinë izraelite, në ditën kur dhjetëra të afërm të pengjeve hynë në Knesset, duke penguar deputetët të ulen dhe të marrin pjesë në procese dhe të kërkojnë me zë të lartë dorëheqjen e Netanyahut.